Zonat më problematike në qarkun e Shkodrës, prefektja tregon situatën

19 Janar 2023 | 19:28

Majlinda Angoni, prefektja e Shkodrës tregoi në një intervistë për Euronews Albania zonat më problematike në qarkun e Shkodrës sa i takon situatës së shkaktuar nga përmbytjet.

“Zonat më problematike aktualisht paraqiten zonat e Malësisë së Madhe ku kemi rënie dëbore që flitet për Tamar-Vermosh, një rrugë e zhbllokuar, por duhet të kalohet me zinxhirë. Kemi Bogë-Qafthore, e kalueshme me zinxhir, Qafthore-Theth, kemi rënie orteqesh, po punohet për hapjen e rrugës, deri tani e bllokuar. Rrugët për në Fushë-Arrëz edhe në Pukë, edhe në Vaun e Dejës kemi rëshqitje dherash, por situata është e menaxhueshme, nënkontraktorët po pastrojnë rrugët dhe deri tani nuk kemi as edhe një problematikë,” – u shpreh Angoni.

Ajo theksoi se puna ka vijuar intensive gjatë ditës për rikthimin e energjisë elektrike në qarkun e Shkodrës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023