Beteja për Shkodrën, Gjiknuri: Garë e fortë, Beci kandidat shumë i mirë
Partia Socialiste nuk do të nxitohet për të publikuar kandidatët që do të garojnë në elektoralet e 14 majit.
Sekretari i përgjithshëm i selisë rozë në një intervistë për Euronews Albania sqaron se përse zgjodhën që në ndryshim nga bashkitë e tjera të publikonin kandidatin për bashkinë e Shkodrës.
“Rasti i Shkodrës përbën një veçanti pasi është e vetmja bashki që Partia Socialiste nuk e administron dhe deklarimi para kohe i kandidatit është në favor të konsolidimit të garës, konsolidimit të ekipit dhe rritja e shanseve për një përgatitje të duhur zgjedhore për ta fituar bashkinë e shkodrës.Zoti Beci është një kandidat shumë i mirë,” – tha Damian Gjiknuri.
Edhe pse për garën e Shkodrës është zgjedhur një deputet, numri dy i socialistëve tregon se fokusi nuk është grupi parlamentar.
“Në rastin e zotit Beci u bë një përjashtim dhe përgjithësisht ky është parimi. A mund të ketë raste të tjera, s’mund ta them, por ajo që mund të them është se fokusi i ps do jetë nga jashtë radhëve të grupit parlamentar,” – u shpreh Gjiknuri.
Ai përjashton pjesëmarrjen në kandidim të ministrave, por nuk mohon mundësinë për zëvendësministrat.
“Nuk besoj që ndonjë ministër të jetë identifikuar si kandidat. Sa i përket zëvendësministrave nuk jam në gjendje të them sepse ky është një proces që është duke u konsultuar, duke u zhvilluar. Nuk do të ishte cudi që dhe mund të kishte të tillë,” – tregoi Gjiknuri.
Në Tiranë, Durrës dhe Elbasan pritet një garë e fortë. Për këtë opozita ka deklaruar se do të jetë fokusi i saj. Ndërsa Gjiknuri thotë se këto qytete do të fitohet nga forca politike që ai bën pjesë.
“Përvec Shkodrës e cila vërtetë ka një garë të fortë dhe unë them ps do të fitojë, 3 bashkitë e tjera nuk i shikoj në rrezen e fitores së pd apo grupimit të partisë demokratike që do të dalë me kandidatë,” – tha ai.
Në këto zgjedhje, Partia Socialiste nuk do të shkojë në koalicion me aleatë.
“Ne nuk do të hyjmë në marrëveshje koalicioni, deri tani nuk kemi negociata me asnjë parti. Nuk do ta zgjidhim në këtë formë, por nga pikëpamja e harmonizimit të interesit lokal në një garë elektorale kjo mund të ndodhi në nivelin lokal,” – u shpreh Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
Dita e 44-t, vijon protesta qytetare para Kryeministrisë
Berisha nga Asambleja e IDC-CDI: Do të krijohet një grup pune ndërkombëtar për të mbledhur fakte mbi narko-shtetin në Shqipëri
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit