Suveniret në Pazarin e Gjirokastrës, turistët e huaj preferojnë simbolet kombëtare

19 Janar 2023 | 21:07

Çdokush që viziton Gjirokastrën dëshiron që në largim të marrë si kujtim një suvenir me motive nga ky qytet. Realizimi i suvenireve të ndryshme me motive nga historia e popullit tonë apo simbolet kombëtare janë gjetjet e realizuara nga mjeshtri druskalitës Anastas Petridhi.

“Si artizan i vjetër këtu në Pazar por edhe me një karriere pune mbi 35-vjecare, këtu mua më ka tërhequr shumë bërja e portreteve të heronjve tanë kombëtarë që kanë bërë histori dhe kjo është bërë nxitje jo vetëm për veprën e tyre, jo vetëm nga vepra e tyre, që do të ngelet në shekuj por edhe nga kërkesat e shumta që kanë ardhur për këto punime”, thotë mjeshtri Anastas Petridhi.

Punime të tilla të realizuara me mjeshtri në dru të skalitur kanë tërhequr vëmendjen e turistëve. Një pjesë e tyre nga vende të ndryshme të botës kanë porositur realizimin e suvenireve me motivet tona kombëtare

“Fillimisht qytetarët kur kalojnë në rrugët tona të kalldrëmta të qytetit i tërheq shumë puna artizanale dhe unë kam vënë re që me një shikim të përgjithshëm që bëjnë ata hyjnë në dyqan për të kërkuar dhe për të parë diçka më tepër menjëherë i tërheq kjo punë, domethënë këto vepra, këto portrete krahas të tjerave, krahas monumenteve të kulturës që bëj unë si kalaja apo shtëpi karakteristike të Gjirokastrës, e veçanta është se ata tërheqin këto simbolet tona kombëtare”, shprehet ai.

Tashmë zhvillimi i artizanatit dhe punimeve karakteristike është kthyer në një nxitës të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026