Mbanin armë në lokalin në pronësi të tyre, arrestohen babë e bir

20 Janar 2023 | 13:27

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi në magazinën e lokalit në pronësi të tyre u gjet një armë zjarri pa leje dhe municion luftarak. Në pranga përfunduan shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç.

Materialet në nagrkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, se dy shtetas mbanin armë zjarri, në lokalin e tyre, në rrugën “Astrit Losha”, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Night”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. H., 36 vjeç dhe S. H., 67 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar

Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Babrru, në territorin e Komisariatit të Policisë Kamëz. Sipas informacionit paraprak, rreth orës...
21:30 | 26/06/2026

Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën marshimin e natës në rrugët e kryeqytetit, me pankarta kundër qeverisë...
21:23 | 26/06/2026

Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)

Dy turiste nga Holanda janë shpëtuar nga shërbimet e Policisë së Shtetit, pasi mbetën të bllokuara në zonën e Shpellës së Pëllumbasit, në fshatin Pëllumbas,...
20:31 | 26/06/2026