Ministri Çeku takon Infantinon: Lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA

20 Janar 2023 | 16:11

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Kosovës, Hajrulla Çeku ka takuar këtë të premte presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Lajmi u bë me dije nga vetë ministri Çeku, i cili përmes një postimi në facebook tha se takimi u zhvillua në Zyrih të Zvicrës. Çeku tha se në qendër të diskutimit ishte financimi i infrastrukturës së sportit në Kosovë, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e atyre të reja.

“Lajme të mira për futbollin e Kosovës nga FIFA

Në vazhdën e takimeve për sport, në Cyrih të Zvicrës u pritëm nga Gianni Infantino, i pari i FIFA-s. Në takimin e zhvilluar me të, së bashku me Presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, diskutuam për zhvillimin e infrastrukturës sonë sportive, konkretisht për planin e përbashkët 5-vjeçar për renovimin e stadiumeve ekzistuese dhe ndërtimin e stadiumeve të reja në vend.

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit u theksua nga Presidenti i FIFAS-s, duke shtuar se do të gjejnë rrugë për mbështetje financiare për projektet e tilla madhore që ngritin kapacitetet e sportistëve kosovarë për arritjen e rezultateve kulminante në arenën ndërkombëtare”, shkruan çeku në facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026