Ekskluzive/ Oriku gjen ‘shpëtimtarin’, transferon mbrojtësin nga Brazili

19 Janar 2023 | 18:19

Shqipëria mbetet një tokë e preferuar për futbollistët brazilianë për të vijuar karrierën e tyre. Të shumta kanë qenë rastet kur ka shërbyer si trampolinë për të kaluar më pas në një ligë më të fortë në Evropë, por fillimisht duke bërë mirë në vendin tonë.

Një nga skuadrat e cila pritet të zyrtarizojë një mbrojtës brazilian pak orë më pas është Oriku. Bregdetarët kanë arritur akordin me 29-vjeçarin Vítor Francisco dos Santos de Carvalho. Vitor është 1.92m i gjatë dhe ka luajtur për disa skuadra në Brazil, Portugali dhe së fundmi në Gjeorgji.

Burime për gazetarin e Euronews Albania Enriko Gabaj pohojnë se drejtuesit e klubit synojnë qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërkohë Vitor shihet si shpëtimtari.

I njohur në kampionatin brazilian si ‘Gladiatori’, Vitor konsiderohet si një futbollist me përgatitje të lartë fizike, gjë që do t’i japë më tepër siguri repartit difensiv.

Braziliani pritet të mbërrijë në aeroportin ‘Nënë Tereza’ rreth mesnatës më pas do t’i drejtohet jugut të vendit ku do të vendoset në dispozicion të trajnerit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026