Pensionistët në Shqipëri| Të rëndësishëm, por të parespektuar

20 Janar 2023 | 21:30

Vetëm 59.3% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit nuk respektohen në ditët e sotme. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania 10.5% mendojnë të kundërtën që pensionistët respektohen dhe 30.3% janë neutral.

Ata që ndihen të pa respektuar janë vetë pensionistët pra grupmosha 65-75 vjeç me 72%, pasuar nga grupmosha 55-64 vjeç me 68.95, 45-54 vjeç me 59.6%, 35-44 vjeç me 57.2%, 25-34 vjeç me 51.8% dhe më të pakët në numër tek ata mendojnë se mosha e tretë është e pa respektuar janë të rinjtë 18-24 vjeç me 47.5%.

Ata që mendojnë se të moshuarit janë të parespektuar janë më shumë me arsim bazë me 63%, me arsim të mesëm 59.1% dhe 55% janë me arsim të lartë.

Ata që mendojnë se të moshuarit nuk respektohen në vendin tonë i përkasin 77.8% e tyre personave me të ardhura të ulëta, 59% me të ardhura mesatare të ulëta, 54.1% me të ardhura të larta dhe 55.9% me të ardhura të larta.

Pavarësisht se nuk gëzojnë respekt maksimal për të moshuarit 91.7% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit duhen dëgjuar për problemet e sotme brenda familjes.

Ata që mendojnë se të moshuarit duhen dëgjuar për problemet brenda familjes janë të rinjtë 18-24 vjeç me 93.1% pasuar nga 25-34-vjeçarët me 92.4%. Ky është ndër të paktat raste kur dy brezat bien në një mëndje pasi po ashtu edhe grupmosha 65-75 vjeç e 55-64 zënë 92.3% tek ata që mendojnë se të moshuarit duhen pyetur për problemet brenda familjes. Një hapsirë më të ulët e zë grupmosha 45-54 vjeç me 90.6% dhe grupmosha 35-44 vjeç me 89.7% të atyre që mendojnë se të moshuarit duhen pyetur për problemet brenda familjes.

Ndërkohë 74.7% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit duhen pyetur edhe për problemet që ka vendi jonë. Vetëm 9% e shqiptarëve mendojnë se të moshuarit nuk duhen pyetur për problemet që ka vendi jonë dhe 16.3% e shqiptarëve janë neutralë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025