“Një lider socialist non-grata”, juristi: Pritet arrestimi para zgjedhjeve
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se një nga liderët socialist pritet të shpallet non-grata dhe të arrestohet para zgjedhjeve lokale.
Me këtë deklaratë ai iu referua intervistës së ambasadores Yuri Kim.
“Në bindjen time do të ketë një arrestim të balancuar, që do të thotë edhe për hir të një balance politike do të ketë arrestim të zyrtarëve të lartë socialistë edhe të politikanëve të lartë nga opozita. Unë kam bindjen dhe mendoj se e lexoj ndër rreshta ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,” – u shpreh Spahiu.
Sipas juristit, një nga arsyet pse Kim nuk deklaron një kufi të fundit të mandatit të saj është sepse duhet të përmbyllë një mision.
Spahiu u shpreh se pa u arrestuar zyrtarët e lartë që ata i quajnë “peshqit e mëdhenj” të politikës, por dhe pa u përmbyllur lista e zezë e personave non-grata, Yuri Kim nuk do të largohet.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit