Ku janë paratë e donatorëve? Dalin shifrat, 5.9 mln dollarë donacion nga të huajt për tërmetin
Pak muaj pasi shqiptarët ishin goditur nga lëkundjet sizmike të 26 nëntorit, bota i tregoi solidaritetin vendit të vogël në Ballkanin perëndimor, duke ofruar 1.15 miliard euro grante dhe hua për të rindërtuar qytetet që u shkundën nga themelet.
Tetë muaj pas premtimit të madh duket se programi i rindërtimit po rëndon vetëm në gjunjët e buxhetit të shqiptarëve. Të dhënat zyrtare të gjetura nga Euronews Albania tregojnë një panoramë krejt tjetër nga fondet e huaja që ka arritur të arkëtojë vendi.
Sipas shifrave zyrtare, bëhet e ditur se në llogaritë e Bankës së Shqipërisë nga jashtë vendit deri ditën e sotme, janë arkëtuar rreth 5.9 milion dollarë të cilat janë futur në programin e rindërtimit.
Shuma total që qeveria shqiptare ka alokuar nga buxheti i këtij viti për të ringritur ato ndërtime që u shembën nga tërmeti është 31 miliard lekë dhe sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, rreth 18 milionë dollarë u dhuruan nga shqiptarët në llogaritë e bankave të nivelit të dytë të hapura nga shtetit shqiptar.
Kësisoj, financat shqiptare vijon të jenë të dërrmuara, ku nga njëra anë janë paratë që nevojiten për rindërtimin e banesave individuale të shembura, dhe nga krahu tjetër, vuan edhe nga pasojat e masave shtrënguese ani covid. Ndërsa paratë e premtuara, duket se do të kërkojnë kohë, për tu alokuar tek financat shqiptare.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës