Fluks virozash në spitalin e Vlorës, mjekët: Ja kur pritet kulmi i gripit

21 Janar 2023 | 15:48

Dyfishohet numri i vizitave pranë insitucioneve shëndetësore në Vlorë për shkak të virozave në rrugët e frymëmarrjes. Për mjeken e një prej qendrave shëndetësore fëmijët mbeten moshat më të prekura për shkak edhe të frekuentimit të ambjenteve kolektive

“Një pjesë e mirë e prindërve kanë refuzuar vaksinën e fëmijëve por në përgjithësi ata që kanë qenë më të interesuar për vaksinën e gripit kanë qenë prindërit që kanë pas fëmijë të sëmurë kronik, të sëmurët kronik dhe pensionistët që janë të parët që kërkojnë që në muajin shtator vaksinën e gripit”, tha Raimonda Zoto, mjeke patologe.

Situata paraqitet e rënduar edhe në urgjencën e Spitalit Rajonal në Vlorë ku numërohen rreth 80 vizita në 24 orë, kryesisht gjendje virale, pacientë me temperaturë, gastrointerite.

“Janë të prekur që nga moshat e reja pra që mga mosha 14 vjeç që paraqiten në urgjencën tonë deri dhe në moshat më të vjetra. Edhe te moshat e reja ka pasur raste që infeksionet virale të rrugëve të sipërme kanë përfunduar në pneumoni dhe janë shtruar në spital ashtu si dhe moshat e vjetra , pjesa më e madhe e tyre  janë hospitalizuar për shkak tē sëmundjeve shoqëruese që kanë”, tha Xhesika Gjonaj, mjeke e urgjencës spitalore.

“E vështirë ka qenë, me temperarturë, këputje trupi . Kemi marrë kokrra për temperarurë, shurup për kollë”, deklaroi një qytetar për mikrofonin e Euroneës.

“Kemi pasur probleme, tani po vij për të bëë gjilpërën për virozën. Dhe shumë lehtë nuk e kemi kaluar , fillon lehtë pastaj. Familjarët jo, vetëm unë nga familja. Me antibiotikë pesë ditët e para me këto mjetet e shtëpisë, padtan e pamë që s’kishte përmirësim dhe me antibiotikë”, deklaroi një qytetar tjetër.

Shefi i epidemiologjisë në drejtorinë e shëndetit publik tha se në këtë periudhë kemi edhe rritje të rasteve me Covid.

“Deri tani janë rreth 400 testime ku pozitiviteti vazhdon të jetë i rëndësishëm pra me 39 raste , pra rreth 10 përqind është një pozitivitet i rëndësishëm që tregon që edhe virusi i covid qarkullon”, tha Agron Bashllari.

Sipas Bashllarit në Vlorë në këto dy javët e fundit numri i pacientëve ka qenë rreth 420- 450 e cila do rritet deri në 550 javët e ardhshme sipas kurbës historike të sëmundshmërisë. Ndërsa 15 ditëshi i dytë i shkurtit pritet të jetë edhe kulmi referuar situatës gripale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026