Yuri Kim: Bëni drejtësi, Shqipëria vend i favorshëm për investime
Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim ka bërë apel për forcimin e shtetit ligjor, në mënyrë që investimet e huaja të zgjerohen. Apeli i Kim vjen nga ceremonia e 20 vjetorit të Dhomës Amerikane të Drejtësisë.
Në përvjetorin e 20 të Dhomës Amerikane në Shqipëri, ambasadorja Yuri Kim deklaron se investitorët amerikanë kanë interes për të bërë biznes këtu, por ka një thirrje për ligjvënësit.
“Shteti ligjor duhet të forcohet. E përsëris, të gjithë e dimë se shteti ligjor duhet të forcohet që investimet e huaja të vijnë në vend”, deklaroi Yuri Kim, ambasadore e SHBA-ve në Tiranë.
E pranishme, ministrja e Financave Anila Denaj pranoi se klima e biznesit ka vend për përmirësim, ndërsa lajmëroi prezantimin e një ligji të ri që ndihmon këdo që synon të hapë një biznes.
“Javës që vjen ne startojmë një ligj të ri. Ligji i Start-Up për inovacionin për të sjellë një ambient ligjor të ri për të gjithë iniciatorët e një biznesi”, tha Anila Denaj, ministre e Financave.
Të dy palët vlerësuan kontratën me firmën amerikane Bektel për ndërtimin e Hidrocentralit të Skavicës. Kim tha se shpreson që ky hap i parë do të shënojë dhe fillimin e një liste më të gjatë të kompanive amerikane që vijnë në Shqipëri.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh