Punonjëset e uzinës së Ballshit tregojnë vështirësitë e natës së parë në grevë

16 Tetor 2020 | 07:25

Sot është dita e 19-të e grevës së urisë për naftëtarët e Ballshit. Në ambientet e ish- ambulancës së uzinës që prej ditës së djeshme janë vendosur gratë, punonjëse të uzinës për të zëvendësuar burrat në këtë grevë urie.

Përshkallëzimi i protestës erdhi si rrjedhojë e një takimi të pasuksesshëm më administratorët e rafinerisë.

Argumenti që kompania private dha si arsye për mos plotësimin e kërkesave të naftëtarëve ishte “mungesa e lëndës së parë”, ndërkohë që naftëtarët e mohojnë këtë gjë duke thënë se depozitat janë plot dhe duke sjellë në vëmendje se BANKERS, e cila nxjerr naftën bruto është vetë ofruar që të përpunojë naftën e saj në uzinën e Ballshit.

Nga naftëtarët është bërë me dije që gjatë takimit nuk ka pasur asnjë përfaqësues shtetëror edhe pse shteti ka 15% të aksioneve në këtë rafineri.

Sipas raportimit nga gazetari i Euronews Albania Renaldo Salianji në ambientet ku po zhvillohet greva janë bashkuar edhe kolege të grave për t’i mbështetur gjatë ditës.

Ndërkaq në ambientet e jashtme ndodhen edhe burrat për të ofruar ndihmën e tyre kurdo që të lindë nevoja.

Nata e parë për të gjitha gratë ka qenë shumë e vështirë duke qenë se kanë edhe sëmundje të tjera  si pasojë e punës në uzinë.

“Unë punoj laborante prej 34 vjetësh dhe ambienti ku punojmë ne është me lloj- lloj kimikatesh dhe ka qenë për të gjitha shumë e vështirë. Shikonim njëra tjetrën në sy me një shpresë se e nesërmja do të na sjellë një zgjidhje nga kryeministri dhe ministria Balluku”,- u shpreh njëra prej grevisteve teksa sqaroi se pavarësisht problemeve shëndetësore kjo grevë do të vazhdojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026