Albana Vokshi: Paketa antishpifje, përpjekje e kryeministrit për të kapur portalet

16 Dhjetor 2019 | 09:28

E ftuar në emisionin Good Morning Albanians të Euronews, ish-deputetja e partisë demokratike, Albana Vokshi foli rreth kundërshtimit të paketës antishpifje, si dhe tryezën që opozita do të organizojë me shoqatat e gazetarëve.

Znj. Vokshi tha se planet e qeverisë cënojnë rëndë lirinë e fjalës dhe të medias në vend dhe se paketa është qartazi jodemokratike dhe antikushtetuese.

“Në asnjë nen të saj nuk e lufton shpifjen,” tha për Euronews Albania, znj. Vokshi.

Ish-deputetja e PD gjithashtu ngriti pikëpyetje lidhur me ndikimin e veprimeve të tilla nga qeveria para marrjes së kryesisë së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, OSBE në janar.

“A mundet Shqipëria të jetë në rolin e duhur kur të kryesojë OSBE, kur dihet se OSBE një nga çështjet kryesore ka median e lirë?” shtoi znj. Albana Vokshi.

Përballë pretendimit të kryeministrit Edi Rama se shpifja dënohet në vendet e Bashkimit Evropian me burg, ndërsa në Shqipëri do të dënohet vetëm me gjobë, znj. Vokshi e akuzoi kryeministrin Rama se pasi ka kapur të gjitha televizionet tradicionale, ai është “turrur” të pengojë portalet të denoncojnë, sipas ish-deputetes, aktet e tij korruptive, keqqeverisjen dhe lidhjet me krimin.

“Kjo nuk është vetëm çështje e shoqatave të mediave, apo Partisë Demokratike, por është një çështje që e kapërcen poliitkën, u bëj thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të kundërshtojnë këtë projektligj që e çon Shqipërinë në diktaturë,” përfundoi znj. Vokshi.

Pavarësisht shumë kundërshtive të organizatave të shoqërisë civile, duket se deputetët e Kuvendit të Shqipërisë janë të vendosur për të vijuar përpara me miratimin e paketës “Antishpifje” përpara mbylljes së vitit 2019.

 

Lexoni më shumë: “Antishpifja” sot në Kuvend, pritet të miratohet pr/ligji i shumëdebatuar

“Antishpifja”, gazetarët përplasen me deputetët në komisionin e medies

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026