Djegia e kuranit shkakton kaos në Suedi, pedagogu: E konsiderojnë liri të shprehjes
Pedagogu shqiptar në Suedi, Armend Bekaj, komentoi për Euronews Albania, tensionet e lindura në vendin nordik pas djegies së kuranit nga deputeti i ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan.
Bekaj tha se kryeministrui i vendit Ulf Kristersson, dënoi aktin, por deklaroi se veprimi është një liri e shprehjes e garantuar nga Kushtetua e vendit, duke ngjallur dhe reagime të forta nga vendet myslimane.
Sipas pedagogut, veprimi i djegies së kuranit mund ta shtyjë anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës drejt një kohë të pacaktuar, për shkak të përshkallëzimit të marrëdhënieve me Turqinë.
“Është pak për tu çuditur, por sa i përket Suedisë, sistemit politik këtu është e drejta e shprehjes së lirë e grantuar me ligj dhe Kushtetutë dhe duke filluar nga vetë kryeministri Ulf Kristersson dhe disa politikanë të tjerë nuk u dakorduan me një veprim të tillë dhe e dënuan si tepër mosrespektues ndaj komunitetit mysliman, prapësëprapë ata thanë që kjo është është liri e shprehjes një nga liritë fondamentale.
Kjo solli reagime në Turqi, solli reagime nga organizata e Këshillit Islamik, nga vende si Maroku dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut. Është për t’u brengosur dhe kjo mund të rezultojë për shtyrjen me një fattë pacaktuar të Suedisë dhe Norvegjisë në NATO, pasi nevojitet ratifikimi në parlamentin turk”, tha pedagogu.
LEXO GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil