‘Skandalet me Berishajn dhe Ivanoviçin’, Andixhiku: Kërkojmë shkarkimin e Kurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar sërish qeverinë e Kosoës lidhur me çështjen e ambasadorit Martin Berishaj dhe Oliver Ivanoviçit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abdixhiku u shpreh se është ende në pritje të veprimeve, teksa se qeveria po amniston Martin Berishajn dhe po rehabilition Oliver Ivanoviçin.
Ai ka kërkuar shkarkimin e kryeministrit Albin Kurti.
Në përvjetorin e pestë të vdekjes së Ivanoviçit, Kurti postoi një video-mesazh, ku theksonte se ai ishte një luftëtar i përkushtuar për interesat e vendit.
Postimi i plotë i Abdixhikut
Amnistues të Martin Berishaj.
Rehabilitues të Oliver Ivanoviq.
Ende në pritje të veprimeve.
– I pari na vie si një skandal korruptiv nga i cili distancohen secili politikan nē Slloveni, por tek i cili bashkohen secili pushtetar në Kosovë. Martin Berishaj ka tërhequr plot 1.4 milionë euro para të gatshme në njërën nga bankat e Prishtinës. Paratë janë transferuar nga kompania energjetike ‘GEN-I’ me seli në Beograd. Këto mjete e ky biznes janë mbajtur fshehtë. Prandaj ambasadori ka dy kallëzime të ndara penale. Një për shpëlarje parash e shmangie tatimesh; dhe një për fshehje të pasurisë. Ai vazhdon të merr mbrojtjen e parezervë të pushtetarëve vetëm sepse ka lidhje të ngushta politike me ta. Ligji për shokë të pushtetit vazhdon të mos vlejë.
– I dyti na vie si rehabilitim i një krimineli lufte. Oliver Ivanoviq ka qenë i dënuar me 9 vite burgim për vrasjen dhe përndjekjen e shqiptarëve civil në veri të vendit. Si prijës i formacionit famëkeq ‘Rojat e Urës’ ai kishte organizuar dhe urdhëruar vrasjen e 31 civilëve shqiptarë para dhe pas luftës. Sot, ai cilësohet nga pushteti si ‘njeriu që punoi për një të ardhme të qëndrueshme e një Kosovë shumë etnike’. 31 civil të vrarë! 31 shqiptarë të vrarë nga njeriu multietnik i pushtetit. Çfarë mund të jetë më e dhimbshme se kaq?
A është ky ndryshimi për të cilin Kosova ka patur nevojë? Që të amnistohen të korruptuarit vetem sepse kanë lidhje me pushtet, e të rehabilitohen kriminelët e luftës e pasluftës sepse tani janë në pushtet. Çfarë i bën të ndryshëm këta popullistë nga e mbrapshtja që kishte ngufatur këtë vend?
Skandalet si këto s’mund të kalohen në heshtje. Ato s’mund të mbyten as nga zhurma e paaftësisë së pushtetit. Do të vazhdojmë të kërkojmë shkarkim për të parin e kërkimfalje për lartnimin e dhimbshëm të të fundit.
Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë!
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut