“Inceneratori i Tiranës pa hetim”, Kryemadhi: S’kam besim te Prokuroria
Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi tha në një intervistë për Euronews Albania se, denoncimi me fakte që ajo ka bërë për inceneratorin e Tiranës ende nuk është hetuar nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Kryemadhi u shpreh se nuk ka besim se prokuroria do ta zbardhë këtë çështje, edhe pse siç theksoi do të vijojë deri në fund denoncimin e asaj që e quajti aferë korruptive.
“Prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim për inceneratorin e Tiranës ose është shantazhuar nga qeveria dhe nuk po vepron. Unë nuk kam ndonjë besim te prokuroria. Prokurori i ri është administrativ, dosja është ndarë që më parë. Aty ka të bëjë me vullnetin e drejtësisë për ta zbardhur çështjen. Unë e kam bërë detyrën si qytetare që ta çoj deri në fund. Edhe informimi i opinionit publik është i vështirë me media që kanë përfituar për sponsor nga inceneratori”, tha Kryemadhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut