“Garda ka ekzekutuar me urdhër”, Artan Hoxha në policinë e Tiranës për “21 janarin”
Gazetari Artan Hoxha është thirrur në Policinë e Tiranës ku është marrë në pyetje në lidhje me audio-përgjimet e publikuara për ngjarjen e 21 janarit.
Në një prononcim për mediat, gazetari theksoi se çfarë ka qenë për t’u bërë publike është bërë, tani mbetet në dorën e hetimit të vlerësojnë nëse është një provë.
“Unë i jam përgjigjur thirrjes që ka bërë prokuroria që po heton. Me sa pashë, detyra i është lënë policisë gjyqësore. Çfarë ka qenë për t’u bërë publike është bërë nga unë, tani mbetet në dorën e hetimit; janë ata që e vlerësojnë nëse është një provë, nëse mund të jetë një element që ndihmon grupin e hetimit për të shkuar te prova që do çojë në zbardhjen e 21 janarit. Sot është fakt se edhe 12 vite mbrapa kemi 2 të vrarë në bulevard, Hekuran Dedën dhe Aleks Nikën që janë ekzekutuar para kamerave dhe janë pa autorë. Sot duhet të jepet përgjigje nga ish-kryeministri i cili ka thënë që garda ka zbatuar ligjin e armëve, por mua me rezulton se garda ka ekzekutuar me urdhër qytetarë të pafajshëm. Ka ekzekutuar qytetarë që kanë qenë përtej trotuarit. Për sa kohë këto vrasje janë pa autorë, duhet të kemi përgjigje, kryeministri aktual dhe ish-kryeministri duhet t’u japin përgjigje familjareve të viktimave të 21 janarit”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta