Ministri Manja: Sot kallëzojmë Sali Berishën në SPAK për 21 janarin

23 Janar 2023 | 13:45

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi se ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha do të kallëzohet në SPAK për 21 janarin.

Në një deklaratë për mediat, Manja u shpreh se gjithashtu do të kallëzohet ish-ministri i Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi.

Sipas tij, audiopërgjimi i dalë së fundmi, sipas së cilës Prendi jepte udhëzime dhe urdhra vartësve të tij, përbën një provë të re dhe i kërkoi SPAK-ut që të hetojë.

“Siç edhe e paralajmërova para dy ditësh, ne sot do të dorëzojmë në SPAK, kallëzimin penal për ish-zyrtarët e lartë të shtetit, në kohën kur ndodhën ngjarjet e 21 janarit 2011.Do të kallëzojmë në SPAK ish-kryeministrin, Sali Berisha, ish-ministrin e Brendshëm dhe ish-komandantin e Gardës së Republikës.

Por edhe të gjithë zinxhirin tjetër të Gardës së Republikës, që ka dalë pas publikimit të një prove të re në mediat e vendit. Është ora që Prokuroria e Posaçme të bëjë drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjëditë si vrasje shtetërore. Fakti i bërë publik para pak ditësh, tregon qartë se paska  pasur një zinxhir komandues dhe urdhërues për të qëlluar mbi protestuesit në 21 janar 2011”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026