‘Isha atje, e pashë që ata do vrisnin’, Spartak Ngjela tregon momente nga 21 janari
Avokati Spartak Ngjela tha se ishte në protestën e 21 janarit që u organizua në vitin 2011, ku u vranë 4 protestues.
Në një intervistë për Euronews Albania, Ngjela u shpreh se pa që gardistët do vrisnin njerëz.
Ngjela bëri të ditur se iku nga protesta, pasi pa formacionin ushtarak rrotull Kryeministrisë.
“21 janari nuk mund të fshihej se ishte një krim. Unë kam qenë atje dhe e pashë që ata do vrisnin. Kam qenë te kullat poshtë se aty kisha zyrën. Zbrita poshtë zyrës, e pashë që ata do vrisnin dhe ika. Pashë formacionin ushtarak që ishte rrotull Kryeministrisë. Çfarë do të thotë formacion ushtarak për një revoltë popullore? Turp.
Më tha njeri, do djegin Kryeministrinë? E pastaj i thashë? Nuk vriten njerëz i thashë, nuk është një zonë ushtarake e cila krijon një refleksion të madh ndërkombëtar ose që shpall një luftë. Nuk ishim në këtë situatë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:22 Trump heq dorë nga taksa 20% për transportin detar: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për të gjithë, përveç Iranit
- 17:19 Pse sulmi i Arabisë Saudite në një aeroport në Jemen tregon se lufta SHBA-Iran po përshkallëzohet?
- 17:10 Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 17:09 Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç
- 17:09 Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen
- 16:53 Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit