Audio-përgjimi për 21 janarin, Prokuroria e Tiranës: Kemi nisur verifikimet
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar të verifikohet audio e transkiptuar nga gazetari Artan Hoxha, në lidhje me komunikimet e bëra përmes radiove të Gardës së Republikës më 21 janar 2011, demonstratë ku humbën jetën 4 qytetarë.
Organi i akuzës njofton se ka nisur hetimet në lidhje me verifikimin e provës së publikuar nga gazetari, ndërkohë që thekson gjithashtu se në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve për zbulimin e autorit të vrasjes së Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës.
“Në vitin 2021 është vendosur rifillimi i hetimeve të pezulluara dhe kryerja e veprimeve
hetimore me qëllim zbulimin e autorit të vrasjes së shtetasit A.N dhe H.D, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin Nr.100, të shpallur në dt.07.02.2013, ka vendosur deklarimin të pafajshëm të pandehurit A. Ll, për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje, të kryer kundër dy ose më shumë personave”, me pasojë të drejtpërdrejtë vdekjen e të ndjerit H.D.
Me kryerjen e veprimeve hetimore të këtij procedimi penal janë ngarkuar Oficerët e Seksionit të Krimeve ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të cilët krahas detyrave të urdhëruara prej prokurorëve të ngarkuar me hetimin, do të kryejnë edhe veprimet hetimore të deleguara në lidhje me verifikimin e fakteve të publikuara prej shtetasit A.H (gazetar), fakte të bëra publike prej tij në emisionin “Zona Zero”, më datën 20.01.2023, në televizionin “Top Channel”.- njofton Prokuroria.
Kujtojmë se në audion dhe transkiptimin e publikuar në media dëgjohen urdhra të ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi për të qëlluar mbi protestuesit.
Ndërkohë prej ditësh mazhoranca kërkon që kjo çështje të hetohet nga SPAK duke i kërkuar prokurorisë së Tiranës të shpallë mos kompetencën.
Hetimi i parë për vrasjet e 21 janarit çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon.
Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite heqje lirie.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 16:18 Astronomët gjejnë sheqer të fshehur në hapësirën midis yjeve
- 16:17 Zjarr masiv në një kantier ndërtimi në Bruksel! Dyshohet disa viktima, vijojnë kërkimet për të zhdukurit
- 16:12 Kryeministri Radev nga Parisi: Bullgaria nuk është pjesë e Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën
- 16:08 Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmohemi do të sjellë një ngjarje ndryshe, shumë më të fuqishme
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit