Kush do të jetë kandidati i maxhorancës për Vlorën? Flet deputeti i PS

24 Janar 2023 | 12:01

Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania në lidhje me emrin e kandidatit të së majtës në qytetin e Vlorës.

Metaj tha se ende nuk ka një emër konkret, por bëri me dije se ka nisur një proces që do të konkludojë dhe në zgjedhjen e një emri që do të jetë propozimi i maxhorancës për administrimin e qytetit bregdetar.

“Jo nuk kemi një emër, por kemi një proces që do të respektohet në të gjithë hapat e tij, patjetër dhe në fund do të kemi dhe një emër që do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Vlorës. Jemi shumë shpejt për të folur për emër. Dhe nga historiku i daljes së kanidaturave zyrtare në zgjedhjet vendore, afati kushtetues e lejon që të kemi ende kohë  për të përzgjedhur emrat e duhur.

Partia Socialiste ka eksperiencën e duhur dhe të gjitha potencialet jo vetëm për të patur një kandidat por disa kandidatë fitues në të gjitha bashkitë e Shqipërisë”, tha Metaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026