Aksident i rëndë në Laç, humb jetën një fëmijë

Foto ilustruese
24 Janar 2023 | 18:23

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur pasditen e së martës në Laç, pranë kryqëzimit të Fushë Kuqes.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe një fëmijë dy vjeç ka humbur jetën.

Të plagosur kanë mbetur prindërit e fëmijës, Albi Rexhepi dhe Imelda Rexhepi.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor dytësor Laç-Fushe Kuqe, në vendin e quajtur ” Kryqëzimi i Fushe Kuqes”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin E. T. me automjetin me drejtues shtetasin A. R.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi A. R. dhe pasagjeria I. R. të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, si dhe ka ndërruar jetë fëmija i mitur 2 vjeç. Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026