Më pak aksidente në 2022, dhjetori muaji me numrin më të lartë 

23 Janar 2023 | 15:53

Aksidentet rrugore në vendin tonë gjatë vitit 2022 janë ulur me 15.3% krahasuar me 2021, e thënë ndryshe 211 raste më pak.

Në vitin 2022, numërohen 1.165 aksidente rrugore nga 1.376 aksidente, të ndodhura në vitin 2021.

Numri i të aksidentuarve në vitin 2022 është 1.599 persona nga 1.860 persona të aksidentuar në vitin 2021.

“Rënia është prej kufizimit të lëvizjes së numrit të mjeteve, sepse çmimet realisht meqenëse edhe në tregun botëror u rritën të naftës, të karburantit normal që edhe kjo do të reflektohej në vendin tonë”, thotë Artur Sulçe, ekspert i Sigurisë Rrugore.

Lidhur me propozimin e ndryshimit në Kodin Rrugor të shpejtësisë maksimale në 130 km/h eksperti Sulçe është pro këtij vendimi.

“Rrugët që kanë investimin për të ecur me atë shpejtësi duhet ecur me këtë shpejtësi, sepse fitohet në kohë, ekonomi, më pak harxhim karburanti”, shprehet eksperti.

Sipas Institutit të Statistikave, në muajin dhjetor numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 28,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.

Në vitin 2022 aksidentet rrugore, në 14,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera

Është ndaluar drejtoresha e filialit te Postës së Durrësit Elisabeta Mataj, shefja e financës Valbona Hoti Duni dhe arkëtarja Paola Dana. Pas kallëzimit penal të...
20:29 | 15/07/2026

Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë

Protesta qytetare në Tiranë shënon sot ditën e 46-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin përpara godinës së Kryeministrisë, ku do...
20:15 | 15/07/2026

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026