Zbardhet vrasja e 7 muajve më parë në Peshkopi, arrestohen tre persona
Policia e Dibrës në bashkëpunim me prokurorinë ka mundur të zbardh ngjarjen e ndodhur në qershor të vitit 2022, ku në Peshkopi mbeti i plagosur rëndë 60-vjeçari N. B., i cili më pas ndërroi jetë në spital.
Si rezultat i hetimeve të thelluara policia ka rrestuar 3 shtetas të cilët akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzim të krimit”.
Sipas policisë shtetasit E. T., 49 vjeç, A. T., 64 vjeç dhe L. K., 53 vjeç, të tre banues në Peshkopi kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin me inicialet N.B., i cili ndërroi jetë.
“Nga tërësia e hetimeve të thelluara dyshohet se më datë 26.06.2022, në lagjen “Kamen”, Peshkopi, pranë lokalit të shtetasit L. K., pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. T., në bashkëpunim me shtetasit A. T., L. K. dhe O. T. (i arrestuar më parë), kanë plagosur rëndë 60-vjeçarin N. B., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra humbi jetën në spital, dy ditë pas ngjarjes”, njofton policia.
Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq