Marrëveshja me PD, Dule: Liria në intubim, rruga e gjatë por na garanton fitoren  

25 Janar 2023 | 12:06

Kreu Kreu i PBDNJ Vangjel Dule tha se kjo marrëveshja e nënshkruar me PD për të shkuar së bashku në zgjedhjet e 14 majit, nënshkruhet në kushtet ku në vendin tonë, dhe askush nuk mund t’i fshihet këtij realiteti ku demokracia, shteti i së drejtës, të drejtat dhe liritë janë në intubim.

Ai tha se me marrëveshjen e nënshkruar synojnë që komuniteteve lokale t’u sjellim kandidaturat më të denja që do të punojnë për vendin.

Po ashtu ai tha se do të sjellin programe të caktuara që të ofrojnë zgjidhje për problemet apo shqetësimet që kanë qytetarët.

“Me të gjitha risqet që një gjendje e tillë klinike përfshin në organizimin për shtetin dhe demokracinë në vendin tonë.

Rruga është e gjatë, është e vështirë, por na garanton fitore. Ne me këtë marrëveshje synojmë që komuniteteve lokale t’u sjellim kandidaturat më të denja që do të punojnë për komunitetin dhe që janë zgjedhje e komunitetit. Primaret në këtë drejtim që solli PD ishin një risi dhe një realitet tashmë i pakthyeshëm që do të shënojë aktivitetin e çdo force politike që realisht do të ruajë kontaktin me qytetarin dhe komunitetin.

Së dyti, ne do të sjellim programe konkrete, dhe jo të përgjithshme për cdo komunitet, programe të cilat do të ofrojnë zgjidhje për shqetësimet, problematikat dhe problemet lokale.

Dhe së treti, nuk mund t’i shmanget karakterit referendar zgjedhjet e 2014. Bashkëpunimi ynë, me të gjitha forcat e tjera opozitare, me të gjithë politikanët dhe aktivistët që realisht kërkojnë demokraci dhe të drejta në vendin tonë.

Do të sjellim në 14 maj në çdo derë të shoqërisë së vendit mesazhin se ata mund të ndryshojnë fatin e tyre të jetës së tyre, të ardhmen e familjeve të tyre”- deklaroi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026