English

Berisha: McGonigal mund të dënohet 80-vite, aq meriton dhe Rama

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Sali Berisha mori pjesë këtë të mërkurë në takimin ku u nënshkrua marrëveshja e koalicionit zgjedhor mes PD-së dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, PBDNJ.

- Advertisement -

Në fjalën e tij, Berisha u ndal dhe te arrestimi i ish-zyrtarit të lartë të kundërzbulimit të FBI-së Charles McGonigal, si dhe lidhjeve të tij të pretenduara me kryeministrin Rama.

Berisha tha se Mc Gonigal mund të dënohet deri në 80-vite burg dhe se një dënim të tillë meriton dhe kryeministri Rama, pasi ka përdorur korrupsionin ndërkombëtar për të goditur opozitën, duke kërkuar përmes rryshfetit hetimin e një lobisti të Partisë Demokratike.

“Edi Rama duhet të pësojë fatin e Charles McGonigal. Ai ka kryer një nga aktet më të rënda në historinë 100-vjeçare në marrëdhëniet me SHBA.

Unë nuk them se Edi Rama i dobësoi karakterin amoral një zyrtari që kishte një besim aq të lartë, sa pakkush tjetër, në vendin e tij.

Por kryeministri i një vendi partner, nuk mundej kurrë të shfrytëzonte për qëllimet e veta, as dobësinë më të vogël, sikur të kishim të bënim me një fuqi armike, dhe jo me partnerin kryesor strategjik.

Edi Rama duhet të ikë sa më parë. Është njëra anë çështja penale me të cilën do merret drejtësia në dy vendet, por ana morale është tmerrësisht e rëndë.

Ka përdorur korrupsionin. Se çfarë tregon ky rast? Ky tregon përdorimin e korrupsionit ndërkombëtar kundër opozitës shqiptare, tregon se Tirana e Edi Ramës është një qendër botërore e korrupsionit të njerëzve, tregon se Edi Rama nuk njeh asnjë parim për interesa të pushtetit të tij.

Po lexoja sot se McGonigal mund të shkojë deri në 80 vite dënim. Absolutisht asnjë vit më pak nuk meriton Edi Rama se ai. Ka kryer akte të tmerrshme, që nuk i bën kurrë kryeministri i një vendi partner. Ka përdorur segmente të policisë sekrete të Enver Hoxhës, për të realizuar një akt makabër në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Edi Rama duhet të zbërthehet. Thashë që do ketë komision hetimor parlamentar, do ketë bashkëpunim me SHBA për t’i shkuar gjer në fund kësaj çështje”, tha Berisha.

LEXO GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Kush mendoni se mund ta marrë drejtimin e Rithemelimit nëse Berishës i caktohet masa “Arrest në shtëpi”?
×