Prodhime shqiptare në Europë, regjistrohen 4 marka djathi dhe mjalti origjinale

25 Janar 2023 | 16:07

4 produkte vendase të djathit dhe mjaltit janë certifikuar me logon “Made in Albania”.

Djathi Mishavina i Bjeshkëve të Kelmendit, Mjalti i Bedunicës, Djathi i Veleçikut dhe Djathi i Dhisë nga Bjeshkët e Rrunjës janë nga sot të mbrojtura dhe të certifikuara, me rrugën e hapur drejt tregjeve të huaja.

Për Ambasadorin gjerman, Peter Zingraf këto produkte dhe të tjera që do të certifikohen në vazhdim do të rrisin vlerën e prodhuesve dhe zonave rurale.

Djathi dhe mjalti i prezantuar në Ministrinë e Bujqësisë vijnë nga një traditë prodhimi e trashëguar në breza, ku tipari thelbësor ka mbetur përpunimi dhe ruajtja e shijes njëlloj si 80 apo 100 vjet më parë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026