Greqi, Cipras mocion mosbesimi ndaj qeverisë për shkak të skandalit të përgjimeve
Kreu i partisë kryesore opozitare të Greqisë, Syriza, Alexis Cipras, ka paraqitur sot një mocion mosbesimi ndaj qeverisë për një skandal përgjimi të lidhur me partinë në pushtet.
Cipras deklaroi se ai paraqiti propozimin “për të mbrojtur demokracinë, transparencën dhe drejtësinë” dhe shtoi se kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis “do të detyrohet të vijë në parlament, të japë shpjegime, t’u përgjigjet pyetjeve dhe të marrë përgjegjësi”, raporton AP.
Pas një debati treditor që do të nisë sonte, deputetët do të votojnë nëse do të mbështesin një mocion mosbesimi dhe meqenëse Demokracia e Re në pushtet ka 165 nga 300 vendet në parlament, mocioni nuk pritet të kalojë.
Skandali i përgjimeve shpërtheu në gusht të vitit 2022, kur kreu i agjencisë së inteligjencës dha dorëheqjen pasi u zbulua se telefoni i kryetarit të partisë së majtë PASOK, Nikos Androlakis ishte monitoruar.
Cipras tha se Autoriteti grek për Sigurinë dhe Privatësinë në Komunikime i konfirmoi se përveç Androlakis, ministri i Punës, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare, ish-shefi i Ushtrisë, ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare. dhe shefat e mëparshëm dhe aktualë të mbrojtjes ishin gjithashtu nën përgjim telefonik.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 15:44 SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik ndërkombëtar droge drejt Finlandës
- 15:44 Gashani: Nënshkrimi i marrëveshjeve me Francën, moment historik për Prishtina 2030
- 15:37 Gruaja e Peskov, Tatiana Navka kundërshton në gjykatë sanksionet e BE-së ndaj saj
- 15:30 Arabia Saudite rrëzon dronët e nisur nga Iraku drejt objekteve të saj të naftës
- 15:29 GJKKO rrëzon kërkesën e prokurorisë për kalimin për gjykim të dosjes SASPAC, e rikthen në SPAK për plotësim hetimesh
- 15:16 Netanyahu niset për në Uashington: Irani do të jetë në fokus të diskutimeve, objektiv është të mbrojmë sigurinë tonë