Dita e Përkujtimit të Holokaustit, Kuvendi mban seancën e posaçme
27 Janari është shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e OKB si DIta Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, datë e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes të Auschvitz në vitin 1945, ku Hitleri torturoi me mijëra hebrenj.
Edhe Kuvendi i Shqipërisë sot ne oren 10:00 do të mbajë një seancë të posaçme në nder të viktimave të Holokausit. Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, u strehuan e gjetën shpëtim, jo vetëm hebrenjtë që jetonin në Shqipëri, por edhe disa mijëra hebrenj të vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Qendrore.
Në Elbasanin e vitit 1943, ku ishte kryetar bashkie Tafil Boletini, nipi i Isa Boletinit u ka ofruar shpëtim të sigurtë 10 mijë hebrenjve, të cilët kishin ardhur nga Bullgaria , sepse atje nuk u kishin ofruar shpëtim dhe siguri.
Ai ua ndërroi dokumentacionin dhe datat e lindjes dhe u vendosi profesionin kamuflues si dëshmi për t’i shpëtuar ata nga vrasja naziste .
Janë dokumentet që e dëshmojnë veprën patriotike të Tafil Boletinit në Elbasan, kur hebrenjët falë patriotizimit të një shqiptari nga Mitrovica e Kosovës, gjetën shpëtimin e sigurtë.
Dokumentet me listat e emrave të hebrenjve të shpëtuar në Elbasan janë gjetur në Arkivin e Shkupit nga profesor Skender Asani
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West