CCIT Awards 2023 / Ministrja Evis Kushi vlerësohet me çmimin special
Gjatë ceremonisë së të mërkurës CCIT Awards 2023, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi u nderua me çmimin special nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me motivin “Nxënia ka fuqinë të ndryshojë botën”, një dedikim special për fuqinë e dijes dhe punën në arsim.
Ministrja Kushi në fjalën e saj u shpreh se për këtë çmim merita e saj është fare-fare pak në krahasim me punën, përkushtimin, sakrificën e çdo mësuesi kudo në Shqipëri, çdo psikologu shkollor, çdo oficeri sigurie dhe çdo punonjësi social.
“Kështu që ky çmim shkon për të gjithë mësuesit kudo që janë. Duke i falënderuar me zemër për gjithçka që bëjnë për fëmijët tanë. Dhe padyshim shkon edhe për të gjithë kolegët e mi në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, të cilëve shpeshherë u kërkoj të punojnë deri vonë në mbrëmje dhe fundjavave, por që së bashku përmbushim një mision shumë fisnik dhe jemi shumë të nderuar, shumë krenarë,” – u shpreh ministrja.
LEXO GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta