Berisha: Ajo që ka bërë Rama ndodh vetëm në Korenë e Veriut, të japë dorëheqjen
Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend ku ka hedhur akuza duke thënë se kreu i qeverisë Edi Rama ka paguar ish-agjentin e FBI-së McGonigal për të hetuar lobimin e opozitës.
Berisha theksoi se ajo që ka bërë Rama ndodh vetëm në Korenë e Veriut e ndaj sipas tij ai duhet të japë dorëheqjen dhe të shkojë të dëshmojë në SHBA.
“Akuzohet se në raport me Ramën ai ka fshehur , ka manipuluar e falsifikuar dokumente. Akuzohet se ky njeri i pafytyrë pa karakter, ka marrë para nga zyra e kryeministrit shqiptar për të hetuar lobimin e opozitës. Ne qëndrojmë sot këtu e deri pasnesër sepse Rama ka kryer një krim të shëmtuar, ka keqshfrytëzuar një njeri pa karakter për qëllime të pushtetit të tij.
E ka përdorur kundër opozitës. Kjo ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Sot nuk mund të ketë në Kuvend debat tjetër përveç këtij debati. Edi Rama të vijë këtu ose të shpallë dorëheqjen dhe të dëshmojë në SHBA. Çfarë kërkoni më shumë se kaq? E dini se Damiani juaj është zëdhënës kryesor i interesave ruse në Shqipëri. A e dini ju se ai Damianin”- tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta