Liga Profesioniste vendos të hënën, pritet që të rikthehet futbolli në Shqipëri

18 Tetor 2020 | 14:49

Presidenti i Ligës profesioniste, Edvin Libohova, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit dhe përfaqësuesit e dhjetë klubeve të Superiores do të shohin mundësinë për të filluar kampionatin e futbollit, që bojkotohet për më shumë se një muaj.

Premisat janë pozitive dhe klubet pritet që të marrin vendimin për të rikthyer aktivitetin.

Një ditë më pas, do të jenë përfaqësuesit e Ligës dhe përfaqësuesit e ministrisë ata që do të diskutojnë mbi zgjidhjen e katër kërkesave që janë propozuar nga klubet shqiptare.

Ligji i sponsorizonit pritet që të jetë ai që do të kërkohet me ngulm, ndërsa në anën tjetër do të negociohet për uljen e TVSH në 6%, faljen e gjobave dhe kamatëvonesave për detyrimet fiskale dhe tatimore si dhe heqjen e tatimit mbi të ardhurat personale për sportistët për 10 vite, edhe pse dy pikat e fundit janë theksuar nga ministrja Anila Denaj se është diçka e vështirë për tu realizuar.

Burime të Euronews Albania bëjnë me dije se klubet kanë nisur përgatitjet për rikthimin në javën që vjen. Megjithatë, vendimi do të merret në mbledhjen e së hënës, ku nuk përjashtohet asnjë mundësi. 

 

Lexoni gjithashtu:

Shuhet legjenda e atletikës, Vildan Tufi ndahet nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë

Të gjithë sytë nga “Derbi i Madoninës”, me interes përballja Ibrahimoviç-Lukaku

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026