Nuk blejnë dot as ilaçet! Pensionistët në Kosovë përballen me vështirësi të shumta
Në kohën kur të gjithë po merren me pasojat e pandemisë Covid-19, për pensionistët pothuajse askush nuk po mendon. Ata që jetojnë në fshat, si Fazli Drenoci, sikur e kanë më të lehtë ta përballen më këtë situatë. Në qytet vijnë një herë në javë.
“Unë jetoj në fshat, ngrihem në mëngjes, kam disa pula, e kam ca tokë, e punoj tokën. Një lopë dhe merrem me punë të fshatit”, tha i moshuari Fazli Drenoci.
Pensionistët që jetojnë në qytet, kanë një pikë takimi, që është një restorant i vogël, pranë shoqatës së tyre, por me masat kufizuese të qeverisë, aty tani mund të takosh fare pak nga ta.
“Ky është restoranti që ndodhet në qendër të Prishtinës e ku pensionistët kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre. Një kafe si kjo e imja dhe pak shoqëri mes vetes, bën që ata të kalojnë këtë kohë pandemie, ndonëse ndihen paksa të braktisur”, raporton gazetari i Euronews Albania.
Ankesat e tyre janë të shumta, e pandemia ua ka shtuar edhe hallet tjera.
“Megjithatë, jemi larg përmbushjes së nevojave të pensionistëve si kategori. Njerëzit që i marrin ato mjete në emër të pensionit s ilaçe, barna për mirëmbajtjen e trupit të vet e shëndetit të vet nuk u dalin”, tha Qerim Zariqi, pensionist.
“Si pensionist, dalim me shokë e pimë nga një kafe, nga dy a tre orë edhe ecim në shtëpi, s’ke çfarë të bësh. vende s’kemi shumë nuk janë të interesuar shumë për pensionistë”, tha pensionisti, Qamil Nika.
Për të dëgjuar hallet e tyre, ditë më parë drejtuesit e shoqatës së pensionistëve i priti në takim kryeministri Avdullah Hoti. Por mesa duket gjithçka përfundoi me atë bisedë, pasi nuk u tha nëse për to do të ketë ndonjë ndihmë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar