Aksidentoi për vdekje këmbësorin në Elbasan, pranga 35-vjeçarit

Foto ilustruese
26 Janar 2023 | 19:51

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin Tomor Kasa.

Nga aksidenti, ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit 35-vjeçari Ervin Hysa, i cili u largua nga vendngjarja, por më pas u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026