‘Po takohemi në një kohë kritike për sigurinë evropiane’, Peleshi-Austin në Pentagon

26 Janar 2023 | 21:57

Liderët shqiptarë takohen me ata amerikanë në Pentagon, ja çfarë u diskutua.

Udhëheqësit e mbrojtjes së SHBA-së dhe Shqipërisë u takuan sot në Pentagon për të forcuar edhe më tej aleancën mes vendeve si edhe për të diskutuar çështje si NATO-ja dhe marrdhëniet bilaterale. 

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd J. Austin III u takua me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi teksa të dy kombet shënuan 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike.

Udhëheqësit folën për herë të fundit gjatë takimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në bazën ajrore Ramstein javën e kaluar. Shqipëria, një aleate e NATO-s, po ofron ndihmë për Ukrainën ndërsa vendi lufton kundër pushtuesve rusë.

“Gjatë 3 dekadave të fundit, marrëdhënia jonë vetëm është thelluar,” tha Austin në fillim të takimit.

“Forcat tona stërviten dhe ushtrojnë së bashku. Ata punojnë së bashku me njëri-tjetrin në operacionet e koalicionit.” shtoi ai. 

“Trupat shqiptare kanë shërbyer së bashku me forcat e SHBA-së dhe NATO-s në Afganistan, Kosovë, Irak dhe Letoni. Kohët e fundit, ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe pritjen e Defender Europe ’21,” shtoi Austin.

Sekretari tha gjithashtu se vlerëson që Shqipëria ka dalë vullnetare për të pritur Defender Europe ’23.

“Ne po takohemi në një kohë kritike për sigurinë evropiane,” tha sekretari. “Grupi i kontaktit i javës së kaluar nënvizoi rëndësinë e lëvizjes urgjente për të forcuar Ukrainën kundër agresionit rus dhe për të forcuar sigurinë tonë të përbashkët.”

Austin falënderoi ministrin shqiptar për ndihmën esenciale dhe humanitare që vendi ynë po i jep Ukrainës.

Peleshi i tha Austin se vendi ynë është krenar që është një anëtar i NATO-s dhe një aleat i Shteteve të Bashkuara. Ai tha se Shqipëria dëshiron të bëjë atë që duhet.

“Ne kemi qenë shumë aktivë në misionet ndërkombëtare, misionet e NATO-s, misionet dhe operacionet e OKB-së, sepse ne duam të meritojmë të jemi aleat i aleancës së madhe dhe më të fuqishme politike në botë,” tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:10 | 04/06/2026