Inceneratorët, PD kallëzon në SPAK Ramën, Veliajn, Kokën dhe Ahmetajn

19 Tetor 2020 | 10:54

Partia Demokratike kallëzoi të hënën në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) kryeministrin Rama, ministrin Ahmetaj, ish-ministrin Lefter Koka, kryetarin e Bashkisë Tiranë Erion Veliaj dhe sipërmarrësit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri për çështjen e inceneratorëve.

Përmes një padie të paraqitur nga  Sekretari për çështjet ligjore në PD Çlirim Gjata dhe ish-deputetët Jorida Tabaku dhe Enkeled Alibeaj, demokratët i kërkuan SPAK-ut pezullimin nga detyra të zyrtarëve të kallëzuar për “shpërdorim detyre”; “shkelje e barazisë në tendera” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

“SPAK të shkojë në QKR dhe të shohë se kush dhe kur u krijua kompania e cila fitoi tenderin e inceneratorit të Tiranës dhe si kjo kompani i fiton të treja [tenderët], si ka mundësi që një ditë më përpara kjo kompani regjistrohet me 100 mijë lekë kapital diskutohet për qindra milionë euro dhe merr 23 milionë euro pa bërë asnjë punë, çfarë kuptimi ka që qeveria e jep me koncesion këtë punë, kur nuk është bërë asgjë, pagesat nisin që në fillim pa nisur puna, pa nisur përfitimi i të dyja palëve,” – u shpreh, Çlirim Gjata pasi depozitimit të padisë.

Demokratët theksojnë në qëndrimin e tyre se gjatë tre viteve të fundit drejtësia në Shqipëri nuk ka vepruar, ndërkohë që “në Itali dhe Zimbabve, persona të lidhur edhe me koncesionet në Shqipëri janë arrestuar dhe vënë nën hetim për aktivitete mafioze”.

Çështja e inceneratorëve ka nxitur përplasje të ashpra politike javën e fundit, pasi opozita ka denoncuar si abuzive faktin se qeveria ka vazhduar të paguajë miliona euro për ndërtimin e tyre pavarësisht se vendi ndodhet në gjendje emergjence për shkak të pandemisë.

Qeveria është mbrojtur duke argumentuar se menaxhimi i mbetjeve është përmirësuar rrënjësisht vitet e fundit dhe se për këtë merita kryesore ka qenë qasja e ndjekur me koncesionet në fjalë.

 

Lexoni gjithashtu:

Inceneratorët, Rama: Shifrat flasin për përmirësim; PD: €75 milionë për impiante që s’punuan kurrë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026