Berisha nuk pret vendimin e gjykatës, dërgon në KQZ emrat e sekretarëve të KZAZ-ve
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka i ka dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi propozimin e anëtarëve dhe sekretarëve të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.
Ky veprim i Sekratarit të Përgjithshëm të PD-së vjen në një moment kur gjykata ende nuk ka dhënë një vendim në lidhje me vulën e Partisë Demokratike se kush mund ta përfaqësojë atë ligjërisht.
Pritet përgjigjja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nëse emrat e depozituar prej Flamur Nokës do të regjistrohen si anëtarë apo sekretarë të KZAZ-ve.
“Në vijim të shkresës nr. 186 prot., datë 16.01.2023 si dhe bazuar mbi parashikimet e nenit 29 të Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, si dhe Vendimit nr. 06. dt. 09.01.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve ‘Për caktimin e partive politike që do të propozojnë anëtarët dhe sekretarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet për organet e Qeverisjes Vendore të datës 14 maj 2023″, lutem gjeni bashkëlidhur listën e plotë dhe dokumentacionin përkatës të komisionerëve dhe sekretarëve propozime të Partisë”, thuhet në shkresën drejtuar Celibashit.

LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur