Reali mposht Atleticon në derbi, zbulohen 4 skuadrat gjysmëfinaliste të kupës

27 Janar 2023 | 14:53

Reali i Madridit dhe Atletik Bilbao janë dy skuadrat e tjera gjysmë finaliste të kupës së Spanjës, pas fitoreve të regjistruara mbrëmjen e së enjtes. Të besuarit e Karlo Ancelotit triumfuan në derbin ndaj Atletikos, ndërsa Bilbao mposhti Valencian në Mestaja.

Ndeshja e zhvilluar në Santiago Bernabeu dhuroi spektakël, ndërsa prodhoi 4 gola, me galaktikët të cilët shkojnë edhe më pranë trofeut të kupës. Atletiko e Simeones kaloi e para në avantazh duke shtangur vendasit me Moratën në minutën e 19-të. Në pjesën e dytë Rodrigo solli baraz peshën e përkohshme, ndërsa gjithçka u vendos nga koha shtesë. Benzema dhe Vinicius vulosën fitoren 3-1.

Në Mestaja Bilbao u tregua pragmatiste ku në 3 gjuajtje të bëra në portën kundërshtare shënoi 3 gola. Muniain, Williams dhe Vesga shënuan për miqtë, ndërsa goli për Valencian ishte një autogol i De Markos.

Sa i përket gjysmëfinaleve, pritet sërish hedhja e shortit për të zbuluar dy çiftet, ndërkohë 4 skuadrat në garë janë Barcelona, Reali i Madridit, Atletik Bilbao dhe Osasuna.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026