“Janari i Kadaresë”, aktivitete në Gjirokastër për 87-vjetorin e shkrimtarit

27 Janar 2023 | 17:23

“Janari i Kadaresë” është programi i aktiviteteve nga Bashkia Gjirokastër për 87-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë. Krahas Muzeut Kadare, aktivitete po zhvillohen edhe në mjediset e bibliotekës së qytetit, në shkolla e më tej.

“Impakti i parë ka qenë goxha pozitiv jo vetëm nga vizitorët që vijnë dhe shikojnë qytetin e Gjirokastrës por edhe nga banorët, të cilët janë kuriozë për këto fotografi goxha interesante të Ismail Kadaresë në një nga vizitat e tij në qytetin tonë”, thotë  Bruno Pjetri, ciceron në Muzeun ‘Kadare’.

“Mendoj se gjithë aktivitetet që po organizohen për Kadarenë janë të gjitha për vendin e parë, por biblioteka besoj është më kryesorja, sepse disponon një fond shumë të pasur të krijimtarisë së Kadaresë dhe kjo gjë na bën shumë të lumtur jo vetëm ne si institucion, por besoj gjithë komunitetin”, shprehet Ervina Saliaj, punonjëse e bibliotekës.

Gjirokastra zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare të Kadaresë, ndërsa romani i tij “Kronikë në gur” tashmë është një prej simboleve të qytetit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026