Zelensky mirëpret dërgesën e tankeve të Polonisë në Ukrainë

Sulme ndaj centralit atomik
27 Janar 2023 | 19:14

Polonia bëri të ditur se do të furnizojë Ukrainën me 60 tanke shtesë për mbrojtje kundër agresionit rus.

Ky veprim i Varshavës u mirëprit nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, teksa ka falenderuar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit Polonisë për vendimin e rëndësishëm për të dërguar 60 tanke në Ukrainë – 30 prej të cilave janë të famshmet PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë”, shkroi Zelensky në Twitter.

Tanket që Polonia tashmë ka dërguar, janë kryesisht të modelit sovjetik T-72, në krahasim me të cilin , modeli PT-91 është një version i modernizuar.

Ukrainës i janë premtuar gjithashtu tanke luftarake nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026