E fshehur mes bagëtive, kapet 4.5 tonë kokainë në anijen e nisur nga Kolumbia

28 Janar 2023 | 16:01

Policia spanjolle ka sekuestruar 4.5 tonë kokainë me vlerë 105 milionë eurosh, pasi ka bastisur një anije bagëtish në ujërat e ishujve Kanarie.

Anija kishte ndaluar në disa porte, në një seri shtetesh përpara se të bëhej operacioni i policisë, me trafikantët që po përdornin gjënë e gjallë për ta fshehur ngarkesën.

“Grupet kriminale ndërkombëtare po shpikin mënyra të reja për të transportuar drogën nga Amerika Latine në Evropë, duke përdorur bagëtitë për ta bërë kontrollin dhe lokalizimin më të vështirë”, thuhet në një komunikate të policisë spanjolle.

Në të saktësohet se efektivët kanë arrestuar 28 anëtarët e ekuipazhit të anijes “Orion V” me flamur të Togos, që ishte nisur nga Kolumbia.

Kombësia e të arrestuarve nuk dihet ende, por autoritetet iberike kanë saktësuar se për ndalimin e ngarkesës u angazhua edhe Administrata amerikane e Antidrogës, DEA.

Oficerët e policisë shkarkuan një dyzinë kutish me kokainë në portin e Las Palmas, në ishullin Gran Kanaria.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026