“Mami! Mami!”- Publikohen pamjet e vrasjes së 29-vjeçarit nga policia në SHBA

28 Janar 2023 | 19:30

Departamenti i Policisë së Memphisit ka publikuar pamjet tronditëse të kamerës së trupit të oficerëve të policisë, të cilët rrahin për vdekje një 29-vjeçar me mgjyrë të identifikuar si Tire Nichols .

Videoja tregon 29-vjeçarin, duke qarë dhe duke kërkuar nënën teksa qëllohet brutalisht nga 5 oficerë policie vetëm 80 metra larg banesës së tij.

‘Mami! Mami!’-  bërtet viktima, ndërkohë që oficerët i hedhin spraj me piper në fytyrë, dhe e godasin me shkelma dhe shkop metalik.

9-goditje të cilat rezultuan fatale për të riun, i cili nuk mundi dot të mbijetojë edha pas dërgimit në spital dhe ndihmës së mjekësve.

Të pesë oficerët e përfshirë në ngjarje u përballën me akuza për vrasje të shkallës së dytë, me prokurorin e qarkut që tha se megjithëse ata luajtën role të ndryshme, “ata janë të gjithë përgjegjës”.

Protestat kanë përfshirë mbarë Shtetet e Bashkuara lidhur me vrasjen duke rikthyer në kujtesë rastin e George Floyd.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-ambasadori britanik: Omani në pozicion të mirë për të ndërmjetësuar mosmarrëveshjet SHBA-Irani

Ish-ambasadori britanik, Nicholas Hopton shpreson që zyrtarët në Oman ku ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi po qëndron për vizitë, të mund të ndihmojnë...
16:40 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026

Përmbytjet në Bangladesh vrasin 44 persona, mbi një milion të bllokuar

Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm kanë vrarë të paktën 44 persona në Bangladeshin juglindor dhe kanë lënë mbi një...
16:04 | 11/07/2026