Mjekja pediatre tregon simptomat që nuk duhen neglizhuar te fëmijët
Në një intervistë për Euronews Albania, mjekia pediatre Valbona Shahini foli rreth infektimeve me COVID-19 te fëmijët që sipas saj në muajt e fundit janë shtuar në masë.
Mjekia sqaroi se numri i fëmijëve të prekur nga virusi është shtuar ashtu siç ka ndodhur me gjithë popullatën në tërësi edhe pse tek fëijët pasojat nuk kanë qenë aq të rënda.
Ajo apeloi se rastet kur fëmija është me temperaturë nuk duhen neglizhuar asnjëherë. Pediatrja shtoi kollën apo dhimbjen e fytit si simptoma që nuk duhen lënë pa u konsultuar me mjekun.
“Ndonjë shfaqje e lehtë fare që mund të trajtohet si një rrufë e thjeshtë apo si një virozë e thjeshtë mbase kërkon edhe thjesht një këshillim nëpërmjet telefonit por çdo situatë tjetër kërkon paraqitjen te mjeku pediatër apo mjeku i familjes”,- tha Shahini.
Në fjalën e saj Valbona Shahini tha se të vetmet forma me të cilat mund të diferencojmë virusin e zakonshëm apo COVID-19 janë tamponi apo testimet e tjera laboratorike ndërkohë që nënvizoi se simptomat janë komplet të njëjta.
“Në pjesën më të madhe nuk ka pasur komplikacione te fëmijët. Ka pasur disa raste sigurisht, por kanë qenë të pakta. Janë hospitalizuar, janë trajtuar goxha mirë në spital dhe përfundimet kanë qenë shumë të mira”,- u shpreh Shahini.
Lexoni gjithashtu:
Mjeku Pipero: Duhen ndërmarrë “kufizime të arsyeshme” për të frenuar COVID-19
Frika nga rimbyllja! Pëllumb Pipero: Treguesit që duhet të na shqetësojnë
Rritet sërish numri i rasteve me COVID-19 në Shqipëri, 3 persona humbën jetën
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq
Koçiu për projektin në Zvërnec: Investim që do të rrisë ekonominë dhe do të përmirësojë standardet e turizmit
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq