Izrael, protesta kundër ndryshimeve që mund të dobësojnë sistemin gjyqësor

29 Janar 2023 | 12:52

Për të katërtën javë rresht, dhjetëra mijëra izraelitë protestuan në të gjithë vendin kundër qeverisë.

Demonstruesit mbanin në duar flamuj dhe brohorisnin “Jo diktaturës” dhe “Duam demokraci”.

Protesta zhvillohet kundër ndryshimeve të propozuara nga qeveria që do të dobësojnë sistemin gjyqësor.

Ndryshimet mund të ndikojnë edhe tek kryeministri Benjamin Netanyahu, i cili është në gjykim për korrupsion, pasi ai akuzohet për mashtrim dhe shkelje të besimit.

Netanyahu akuzon Gjykatën e Lartë për ndërhyrje të tepruar në vendimet politike. Nëse planet zbatohen, sipas disa ekspertëve ky do të ishte fundi i demokracisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtetësia nga lindja në SHBA, ekspertët: Trump mund të “shpërfillë” vendimin e Gjykatës

Një nga nismat kryesore të Donald Trumpit në fillim të mandatit të tij të dytë ishte përpjekja për të ndryshuar interpretimin e Amendamentit të 14-të...
22:21 | 02/07/2026

Droni rus përplaset në pishinën e mbyllur në Zaporizhia, katër të plagosur (VIDEO)

Një video e kamerës së sigurisë ka kapur momentin kur një dron rus përplaset në çatinë e një pishine të mbyllur në Zaporizhia të enjten pasdite, ndërsa disa persona po notonin....
22:17 | 02/07/2026

Sulmi masiv rus mbi Kiev, shkatërrohet plotësisht depoja humanitare e Kryqit të Kuq ukrainas

Një sulm i madh rus gjatë natës së 2 korrikut ka goditur Kievin dhe zonat përreth, duke shkatërruar plotësisht një depo humanitare të Kryqit të...
22:09 | 02/07/2026