“Bllokada diplomatike po aq e rëndë sa ajo ekonomike dhe sociale”, thotë ministri i Jashtëm gjerman Maas
Në një intervistë për Redaktionsnetzwerk Deutschland RND ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, është shprehur se një mbyllje e dytë do të dëmtonte jo vetëm aspektin social dhe ekonomik, por “edhe diplomacinë”.
“Është e vështirë të zgjidhen konfliktet me të cilat po përballemi përmes video konferencave. Për sa i takon luftërave dhe krizave, ne duhet të jemi prezent personalisht për t’u parë në sy. Sigurisht që kjo është tashmë e mundur me praktikat e higjienës që kemi caktuar. Ashtu si çdokush do të shmangë një mbyllje të plotë të ekonomisë dhe shoqërisë, unë do të thoja: nuk duhet të ketë as një mbyllje të diplomacisë”.
Teksa bota po përballet me një valë të re të coronavirusit, ministri i Jashtëm konfirmoi se Gjermania është e gatshme të ofrojë ndihmë për të furnizuar vendet fqinje me shtretër të nevojshëm për terapinë intensive.
“Në rang europian, mund të përdorim sistemin e ri të paralajmërimit për të koordinuar gjërat më mirë se në pranverë. Po përpiqem që të mbështetem tek ky lloj solidariteti në rast se përballemi me një vjeshtë të vështirë”, tha Maas.
Gjithashtu, ministri foli dhe për marrëdhëniet e Gjermanisë me administratën e Presidentit Donald Trump, të cilat i cilësoi si “më të komplikuara” dhe ndryshimet e mundshme që do të mund të sillte fitorja e kandidatit demokrat Joe Biden.
“Nuk jam një nga ata që mendon se nëse fiton Joe Biden çdo gjë do të rregullohet sërish. Për shumë vite, roli global që morën Shtetet e Bashkuara gjatë Luftës së Ftohtë ka ndryshuar në mënyrë strategjike”, tha ministri i Jashtëm gjerman, por pranoi se “mund të jetë më e lehtë për të rënë dakord me amerikanët me një administratë të re”.
Lexoni gjithashtu
Më shumë masa kufizuese, kryeministri italian Conte: Të parandalojmë një bllokim të dytë kombëtar
Frika e valës së dytë të pandemisë, shtohen masat kufizuese në shumë shtete evropiane
Vdekjet nga COVID-19 pesëfish më të larta deri në janar nëse nuk merren masa, deklaron OBSH
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik