”Buxheti i rimëkëmbjes”, tërmeti dhe pandemia shtyjnë qeverinë të orientojë fondet te rindërtimi dhe shëndetësia
Qeveria ka miratuar projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, i cili synon rimëkëmbjen ekonomike të vendit pas tërmetit te 26 nëntorit të vitit të kaluar dhe pandemisë COVID-19 që ka përfshirë vendin prej muajit mars.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar sektorit të shëndetësisë dhe arsimit, përmes rritjes së pagave të stafit mjekësor dhe mësuesve. Në buxhet është parashikuar edhe skema e subvencionimit të naftës, e cila vjen në ndihmë të fermerëve prej vitit të ardhshëm.
Prioriteti kryesor i qeverisë për vitin tjetër duket të jetë menaxhimi i pandemisë, shtimi i kapaciteteve spitalore.
Qeveria ka parashikuar që deri në fund të vitit aktual ekonomia të tkurret me -6.1% dhe më pas “të nisë rekuperimi me rritje ekonomike 5.5% në vitin 2021, 4.8% në vitin 2022 dhe 4.5% në vitin 2023”.
Për vitin e ardhshëm qeveria parashikon 4.7 miliardë euro (587.6 miliardë lekë, rreth 35% të PBB-së), për shpenzime publike, por vetëm 965 milionë euro (120.6 miliardë lekë, 7.2% e PBB-së) do të jenë për investime ku 216 milionë euro (27 miliardë lekë) janë parashikuar për programin e rindërtimit.
Nga pjesa tjetër e shpenzimeve publike rreth 735 milionë euro (91.87 miliardë lekë, 5.5% e PBB-së) shkojnë për shpenzime të personelit, ku përfshihen pagat dhe rritja e tyre për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë.
Ndërkohë rreth 32 milionë euro do të jenë rezervë për vitin 2021 ku 8 milionë janë parashikuar për “mbështetjen e procesit zgjedhor” që parashikohet të jetë për muajin mars-prill.
Projekt-buxheti ka parashikuar 207 milionë euro fond “të pakushtëzuar” për 61 bashkitë e vendit, ku 57 milionë shkojnë për Tiranën (29 milionë euro), Durrësin (10 milionë euro) Elbasanin (9 milionë euro) dhe Shkodrën (8.4 milionë euro). Ky fond jepet për arsimin, emergjencat, administrimin e pyjeve dhe rrugëve si dhe mbrojtjes civile.
Sipas treguesve të Institutit të Statistikave, Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, PBB do të bjerë me 900 milionë euro për vitin 2020 – nga 13.6 në 12.7 miliardë euro.
Projekt-buxheti për vitin e ardhshëm parashikon deficit prej 6.5% të PBB-së, ndërkohë që pritshmëritë për deficitin buxhetor të vitit aktual parashikohet të jenë për 6.8%.
Nga viti 2021 borxhi publik thuhet se do t’i rikthehet një trajektore rënëse “ku pritet të bjerë në rreth 78.6% të PBB-së nga rreth 80.9% i pritshëm për këtë vit [2020]”.
Lexoni gjithashtu:
Parashikimet e FMN-së për ekonominë, Azmi Stringa: Shqiptarët 8% më të varfër se vitin e shkuar
FMN parashikon tkurrje të mëdha ekonomike për Malin e Zi dhe Shqipërinë
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera