Vizita e Dendias në Tiranë, Aleksandër Marku: Gazetarët po nxisin opinion keqdashës ndaj fqinjëve
Në një intervistë për Euronews Albania, Aleksandër Marku, kryeredaktor në televizionin grek ERT3 ka folur për vizitën e Ministrit të Jashtëm grek Dendias në Tiranë përqëndruar te çështja e detit dhe pritshmëritë e Athinës zyrtare lidhur me këtë çështje.
Sipas tij këto pritshmëri janë pozitive sa i përket dërgimit të çështjes në Gjykatën e Hagës. Sipas tij Athina konsideron të rëndësishëm vendimin e kësaj Gjykate për ndarjen e territorit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Pavarësisht se shumica e gazetarëve bën ekspertin, duhet të dëgjojmë ekspertët sepse shpesh herë ngatërrohet shelfi kontinental me zonën ekonomike ekskluzive dhe ka një keqinformim të opinionit publik çka nxit dhe opinionin keqdashës sa u përket fqinjëve”,- u shpreh Marku.
Ai cilësoi si fjalë kyçe, fjalën ‘qasje’ për të cilën theksoi se kurrë nuk ka pasur një qasje kaq të madhe sa këto katër- pesë vitet e fundit mes dy vendeve për të zgjidhur problemet që kanë ngelur edhe nga e kaluara.
Gazetari apeloi për zgjidhjen e problemeve me maturi dhe pjekuri, pa frymën keqdashëse duke sjellë në vëmendje se jemi popuj fqinj e se marrëdhëniet duhet të sheshohen.
Lexoni gjithashtu:
Ministri i Jashtëm grek nesër në Tiranë, PDIU fton qytetarët në protestë për çështjen çame
Ministri i jashtëm grek Dendias e nis vizitën zyrtare në Tiranë mes protestave nga çamët
Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera