Zbulohet skenari i PS nëse PD bllokon sërish foltoren e Kuvendit
Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar ku është diskutuar për seancën plenare të kësaj jave.
Burime bëjnë me dije se në mbledhje është rënë dakord se nëse do të ketë sërish bllokim të foltores nga deputetë të opozitës, do të veprohet si në seancën e fundit, ku rendi i ditës nuk u diskutua, por vetëm u votua.
Pas seancës së javës së shkuar u përjashtua me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare, deputetët Sali Berisha, Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.
Kërkesa për përjashtimin e deputetëve të Partisë Demokratike erdhi nga mazhoranca socialiste në lidhje me bllokimin e foltores dhe kaosin e shkaktuar gjatë seancës plenare.
Deputetët e Partisë Demokratike, me në krye ish-kryeministrin Berisha nuk lejuan zhvillimin e një seance normale në parlament, pasi kërkonin thirrjen në Kuvend të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e një mocioni me debat në lidhje me përfshirjen e tij në “çështjen McGonigal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut