Plotësohen tre nga katër kërkesat e Ligës së Futbollit, ende s’ka marrëveshje për ligjin e sponsorizimeve

20 Tetor 2020 | 12:49

Liga Profesioniste e Futbollit dhe Ministria e Financave kanë rënë dakord për tre nga katër pikat që klubet i kanë kërkuar qeverisë.

Pas takimit të zhvilluar të martën mes përfaqësuesve të klubeve dhe qeverisë, deputeti socialist Fidel Ylli dhe Presidenti i Ligës, Edvin Libohova, u shprehen se gjërat janë në rrugën e duhur për t’i dhënë fund bojkotit të kampionatit.

“Sigurisht variantet që ministria e Financave do të përzgjedhë do t’ia propozojë kryeministrit dhe ne përgjigjen përfundimtare e presim përmes ministrisë nga kryeministri,” – tha Presidenti i Ligës së Futbollit Edvin Libohova.

“Kryeministri është shefi i qeverisë, por ai nuk merr vendime pa u konsultuar me stafet, vendimi i tij do t’i vlejë sportit, ne po debatojmë dhe synojmë zgjidhjen e situatës, jam i bindur që kur flitet për financat ministrat gjithmonë debatojnë sepse jemi në një vit të vështirë, pandemia, tërmeti, kemi vështirësi të madhe. Ju them se janë zgjidhur 90 për qind e kërkesave, tre kërkesat janë zgjidhur, vetëm ligji i sponsorizimit ka ngelur dhe ky ligj ka dy variante, variantin tonë dhe atë të Ligës, të dyja konvergojnë në disa shuma për të cilat duhet rënë dakord,” – u shpreh deputeti Fidel Ylli.

I pyetur nëse pikat “e zgjidhura” janë “zgjidhur sipas variantit të Ligës, apo janë ndryshuar”, Presidenti Libohova u shpreh se “kërkesat kanë elestacitetin për t’u diskutuar”.

“Kërkesat nuk mund të zgjidhen me një të rënë të lapsit, ministria do të paraqesë shumë shpejt qëndrimin e saj për tre pikat të cilat besoj janë të pranueshme për klubet, ndërkohë bojkoti do të vazhdojë deri sa të kemi përgjigjen përfundimtare,” – deklaroi Libohova.

Kështu, në dukje, ligji sponsorizimeve është pika e vetme, për të cilën palët ende nuk kanë rënë dakord.

Negociatat do të vazhdojnë për zgjidhej e kësaj pike që është dhe më e rëndësishmja për klubet, sipas të cilave do të sillte një ndyheshim rrënjësor në sportin në vend.

Deri në arritjen e plotë të marrëveshjes, klubet janë të vendosura për të mos zbritur në fushë dhe do të vijojnë bojkotin e kampionatit, i cili duhet të fillonte më 12 shtator.

Të premten pritet që të ketë dhe një takim tjetër takim mes përfaqësuesve të Ligës dhe qeverisë, që mund të sjellë dhe rikthimin e aktivitetit futbollistik në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell

Bayer Leverkusen shkarkoi Kasper Hjulmand të enjten pas më pak se një viti në krye dhe punësoi ish-trajnerin e Toulouse, Carles Martinez Novell, si zëvendësues...
16:53 | 04/06/2026

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026