Ambasadori gjerman Rohde: Kosova është vonuar për themelimin e Asociacionit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar sërish në lidhje me Asociacionin, duke shpërndarë në Twitter deklaratën e SHBA-ve në lidhje me këtë çështje.
Rohde në postimin e tij shkruan se Kosova është zotuar që ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe qysh prej disa vitesh dhe se themilimi i tyre është i vonuar.
Ai shton se me Asociacionin Prishtina do të çojë përpara bisedimet e normalizimit në marrëdhëniet me Serbinë.
“Është e vonuar dhe do të çojë përpara bisedimet e normalizimit”, shkroi Rohde.
Para publikimit të draft-statutit, zyrtarë të LVV-së, patën takim përfaqësuesin e organizatës Friedrich-Ebert-Stiftung në Kosovë, Rene Schlee.
Në reagimin për media përfaqësuesit e LVV pohuan se në këtë takim “u ritheksua qëndrimi i LV-së kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshjeje tjetër mbi baza etnike”.
“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve joshumicë, brenda kornizave ligjore dhe kushtetuese”, thuhej në komunikatë.
LEXONI GJITHASHTU
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet